Për shumë është e vetmja Super League e vërtetë në futbollin botëror. Është logjike që në këtë pikë pritshmëritë janë që kampionati anglez të dominojë edhe në Europë.

E megjithatë, ndeshjet e para të 1/8 së Champions treguan diçka tjetër. Chelsea u mposht në Dortmund nga Borussia, Tottenham është i detyruar të përmbysë rezultatin në San Siro. Pastaj, Liverpool u poshtërua në Anfield nga Real dhe Manchester City u kthye me një pikë nga Leipzig. Pa dyshim që, edhe pse do të ishte një mrekulli për Liverpool, të gjithë të kalojnë në ndeshjen e kthimit. Bilanci i deritanishëm, megjithatë, vlen për reflektim. Dikush si Tottenham kishte alibinë e mungesave në mesfushë, të tjerë e frynë organikën në janar si Chelsea. E ka nga ata që arrijnë të komplikojnë jetën e tyre pasi krijuan lojë dhe rasteve si City. Nga ana tjetër, është e vështirë të gjesh justifikime për sezonin e dështuar të skuadrës së Klopp.

EDICIONI I ÇUDITSHËM I CHAMPIONS

Një edicion i çuditshëm, ai i Champions League të këtij viti. Spanjollët ikën të gjithë në fazën e grupeve, përveç kampionëve në fuqi të Madrid. Paris Saint Germain e gjeti veten përballë Bayern që në 1/8 dhe humbën ndeshjen e parë në shtëpi. Pa llogaritur se për të përmbysur situatën nuk mund të besojnë te Neymar i dëmtuar.
Nga Bundesliga, Eintracht u eliminua dhe Dortmund po lufton me Chelsea për një vend në çerekfinale në Londër. Vetëm skuadra e Nagelsmann mund të jetë mjaft optimiste për të ardhmen e tyre drejt finales së Stambollit. Në këtë pikë, nuk mund të mos ndajmë idenë e atyre që mendojnë se Bayern, City dhe Real janë favoritët e mëdhenj të këtij edicioni. Me një outsider si Napoli i Spalletti. Shtatë ndeshje, gjashtë fitore deri më tani, 22 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Napoli, në këtë pikë, mund ta besojë vërtetë.