Arben Meçe teksa ka komentuar protestën e ditës së djeshme është shprehur se duhet të hapim sytë e të reagojmë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se sistemi politik në vendin tonë ka dështuar ndërsa shtoi se jemi në një aritokraci dhe shkak për këtë sipas tij është opozita.

“Duhet të hapim sytë e të shohim të vërtetën, sepse duke parë të vërtetën siç është dimë të reagojmë. Kjo protestë na vuri para një alternative që është demokracie në rrezik.

Sistemi politik në Shqipëri është I dështuar. Jemi në një aritokraci që është produkt i atij veprimi që bëri opozita që la gjithë terrenin në dispozicion.

Shteti është bërë autokratik në të gjitha korridoret e veta, e kjo vë në rrezik të ardhmen e qytetarëve”- tha ai.