19 Shkurt, Korçë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër ambulancën Mbrojë- Korçë, e rehabilituar sipas standarteve më të mira në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore.
Teksa nënvizoi se qarku i Korçës është në prioritet e qeverisë për investimet në sektorin e Shëndetësisë, Manastirliu tha se standardi i shërbimit shëndetësor është i njëjtë si në fshat ashtu edhe qytet.
“Kemi ardhur për të inspektuar kushtet e reja të infrastrukturës në ambulancën e Mborjes, një qendër që ofron tashmë shërbime dinjitoze për banorët e Mborjes. Programi ynë i rehabilitimit të qendrave shëndetësore është një program i cili nuk ka përfunduar me 300 qendrat, është një program i cili synon të finalizojë përmirësimin e infrastruktrës së të gjithë rrjetit kapilar që ne kemi, të qendrave shëndetësore e ambulancave në të gjithë vendin, në qytet dhe në fshat”,- tha Ministrja Manastirliu.
Në ambulancën e Mbrojes, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të vajzave ndaj HPV, duke e konsideruar këtë proces vaksinimi si të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të vajzave.
“Një tjetër shërbim i shtuar i kujdesit ndaj vajzave është edhe përfshirja e vaksinës kundër HPV-së, për të gjithë vajzat e grupmoshës 13 vjeç. Ne ia kemi dalë që në fazën e parë të këtij programi, mbi 2400 të vaksinohen, program që tashmë është përfshirë na kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit”,- tha Manastirliu.
Ambulanca e Mborjes është rehabilituar nga programi i 300 qendrave shëndetësore. Janë 14 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara në këto vite në qarkun Korçë dhe për vitin 2023 planifikohen të rehabilitohen edhe 2 ambulanca. Me investimet e këtij viti në 60 qendra të tjera shëndetësore, janë 400 qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara dhe me standardet më të mira nga veriu në jug.
Home Lajme Aktualitet Qendër e re shëndetësore në Mbroje të Korçës, Manastirliu: Rehabilitojmë këtë vit...