Kryeministri Edi Rama informoi sot se janë çelur tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “këto stadiume synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”. Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për futbollin.
Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.