Ndërtimi i urës së Klosit po shkon drejt fundit. Lajmi konfirmohet nga kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur të urojë shqiptarët këtë të diel me punimet në këtë vepër rrugore.
Sipas tij, pas zgjerimit dhe vendosjes së trarëve, ura do jetë plotësisht në dispozicion për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
“Po i jepet dora e fundit punimeve në Urën e Klosit, ku tashmë me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, shumë më e sigurt dhe funksionale se më parë”, shkruan kryeministri.