Në Durrës po zhvillohet projekti i Lungomares së plazhit, punimet e të cilës u ndoqën gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se faza e parë e punimeve të Lungomares prej 2 kilometra, do të përfundojë në muajin Qershor.
Teksa paralelisht po punohet edhe për zgjerimin e sipërfaqes ranore nga deti.
“Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.