Kryeministri Edi Rama, po qwndron sot nw Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mor pjesw nw “World Government Summit 2023”, për të folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë, mbi rolin e grave në qeverisjen dhe shoqërinë e shekullit XXI.
“Më lini t’ju them se jam i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë. Nuk ka qenë fjala për një model, por për një nevojë për t’i realizuar gjërat, për t’i bërë ato. Kam qenë dëshmitar me përvojën time që ajo që ka thënë Margaret Thatcher se nëse do që gjërat të bëhen jepja një grua të vërtetohet. Përfaqësimi është e i një rëndësie thelbësore, ndonjëherë këto mund të bëhen ndonjëherë me metoda që mund të duken si të imponuara por duhet të ndodhet. Kjo është diçka që vlen për kuotat. Dikush mund ta argumentojë nëse kuotat janë apo jo perfekte por ato janë gjëja e duhur.
Shifrat e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë. Unë e kuptova se më në fund kishte më shumë gra se burra të përshtatshme për punën që duhej bërë. Suksesi ka dy rrugë, nëse janë institucionet që krijon sukses ose është suksesi që krijon institucionet.”, u shpreh Rama.