Qytetarët do të kenë shpejt mundësi për shërbime më cilësore të transportit rrugore edhe në Lushnjë.
Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme se edhe në Lushnjë ka nisur puna për transformimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila ndryshe nga godina e vjetër do të ofrojë kushte optimale pune për stafin si dhe qytetarët që kryejnë aty rreth 35 mijë shërbime të mjeteve rrugore në vit.
Përgjatë vitit 2022 janë ndërtuar 3 drejtori rajonale të shërbimit të transportit rrugor, si dhe janë riparuar 11 zyra të tjera. Po ashtu ka nisur puna për ndërtimin e Autoparkut të ri në Elbasan, ndërsa ka përfunduar puna për ndërtimin e Arkivës së re Qendrore.