Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Japoni, ku po zhvillon një takim në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa qeras me raki zyrtarët japonezë. Në këtë takim nuk mungojnë edhe batutat e shumta mes kreut të qeverisë dhe diplomatëve japonezë.

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë.
Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak?

Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi bashkëshortin”, dëgjohet të thotë Rama në video. I cili dhe sot nuk eshte kursyer ne batuta.