Në Unazën Verilindore të Tiranës po vijon puna për përfundimin e veprës infrastrukturore ndërsa deri tani realizimi fizik ka arritur në masën 25%.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky kantier punimesh.
Në Unazën Verilindore të Tiranës po punohet me ritme të shpejta në të gjitha lotet, ndërsa projekti konsiderohet me rëndësi për zhvillimin e zonës dhe lehtësimin e trafikut.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.
Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë hapur për qarkullim të plotë duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.