Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë, pas punimeve, të cilat janë drejt përfundimit, do t’i shtojë një tjetër pjesë të bukur mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane. Rama ndau sot pamje nga projekti i ndërtimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë. Rama tha se, punimet në Sheshin e Flamurit në Vlorë janë drejt përfundimit.
Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Pas përfundimit të projektit do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera.