Akuzave që ngrihen prej ditësh në lidhje me ish-drejtuesin e lartë të FBI MCGonigal, kryeministri Edi Rama, do t’i japë sonte përgjigje në orën 21.00, në emisionin Top Story.
Rama do të flasë ekskluzivisht përballë Grida Dumes, për sulmet e demokrateve dhe pse ai këmbëngul se hetimet e drejtësisë amerikane, nuk kanë lidhje me ato që opozita i konsideron si prova për të cilat kryeministri duhet të përgjigjet.
A ka lidhje gjyqi në Amerike për një zyrtar të FBI me kryeministrin e vendit, a është korruptuar MCGonigal nga ai siç pretendon PD e Berishës dhe a e cenon kjo çështje dhe këto pretendime pozicionin e tij të kryeministrit?
Ndiqni sonte, në një intervistë ekskluzive përballë Grida Dumës, kryeministrin Edi Rama.