Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishidën.
Në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe vizitës së tij dy ditore në Japoni, Rama jep lajmin se shumë shpejt, Japonia do jetë edhe më aktive në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe vendit tonë. Rama tha se Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për rajonin, e kështu pavarësisht dallimeve nga aspekti i pozitës gjeografike, Japonia do mund të bashkëpunojë krah për krah përballë krizave të pa pritura.
“Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Shpresoj që edhe ju kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i bukur që Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin. Kështu, Japonia të jetë më e pranishme në vendin tonë. Ne jemi së bashku në Këshillin e Sigurimit dhe kemi bashkuar forcat për të ndihmuar Ukrainën. Ajo që po bën Moska është një shkelje e papranueshme të së drejtës ndërkombëtare të Rusisë.
Vërtetë jemi larg gjeografikisht jemi të ndryshëm, por në një botë që është e përfshirë nga krizat e papritura, unë mendoj se ajo që na bashkon janë vlerat. Duke shpresuar se së shpejti që qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të bëhet.”- tha Rama.