Parqitjet e Marco Asension si në “Kupën e Mbretit”, por edhe në kampionat kanë impresionuar jo pak bordin drejtues të Real Madrid, të cilët kanë refuzuar një ofertë nga “gjigandët” e PSG.
Sipas prestigjiozes spanjolle “As”, “parizienët” bënë një përpjekje për të blerë spanjollin të shtunën, me shpresën se Madridi do të pranonte të shiste një lojtar, kontrata e të cilit skadon në verë, por u refuzuan.
Në krahun tjetër, Real Madrid dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me Asension dhe vetë Marco do të preferonte të qëndronte, megjithëse ishte i kënaqur me interesimin nga PSG. Ndërkaq, negociatat për rinovimin e kontratës duhet të fillojnë në javët në vijim.