Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe analisti Mark Marku janë përfshirë në debat. Shkak është bërë ndërhyrja e Boçit gjatë fjalës së Markut.
Luçiano Boçi: Ka një rezultat…
Mark Marku: O Luçiano po nuk të ndërhyra o burrë. A do me fol ti? Fol.
Luçiano Boçi: Më fal, më fal.
Mark Marku: Fol o burrë. A do të shkoj të blej një mikrofon dhe ta mbash në dorë?
Luçiano Boçi: E kam në xhaketë, në dorë mbaje vetë.
Mark Marku: Nuk ka sens.
Luçiano Boçi: E kam këtu në xhaketë.
Mark Marku: Si mund të ndërhysh 100 herë.
Luçiano Boçi: Po të motivoj.
Mark Marku: Se flet sikur je gjykatësi.
Luçiano Boçi: Po të motivoj.
Mark Marku: Jepja të flasë ai. A e kupton që sa herë flisni dhe bëni kështu humbni vota?
Luçiano Boçi: Shyqyr o Mark që e zbulove ti se isha duke e kërkuar s’ma kishte thënë asnjë. Më ke ndriçuar sot o Mark më ke ndriçuar në këtë pikë dhe të falenderoj shumë. Herë tjetër do vij në studio dhe do të të dëgjoj vetëm ty.
Mark Marku: Ti nuk ndriçohesh kurrë o burrë. Ju nuk ndriçoheni, ju vetëm shkoni mbrapa.
Luçiano Boçi: O Mark ti ke qenë pjesë…