Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se po përgatiten për të provokuar me substanca toksike. Sipas tyre, një ngarkesë me substanca toksike mbërriti më 10 shkurt në Kramatorsk, bastioni kryesor ukrainas në rajonin e Donetskut, i aneksuar nga Moska shtatorin e kaluar.
Sipas komandantit të Mbrojtjes së Moskës, Igor Kirilov, po bëhen përgatitje për të provokuar Rusinë.