Inxhinierja e ndërtimit, njëkohësisht deputete e PS, Luljeta Bozo në një lidhje telefonike me Panorama TV, ka folur për tërmetin katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë duke marrë jetën e mijëra personave.
E pyetur nëse ishte ky tërmet i papërballueshëm, Bozo tha se Turqia “është zonë me aktivit shumë të lartë sizmik”.
Sipas saj, “tërmete të kësaj natyre priteshin. Por me atë intensitet e kohëzgjatje dhe tërmeteve të njëpasnjëshme me gjithë çarjen e madhe priten, e kanë goditur vazhdimisht Turqinë se është në një zonë të tillë me shumë carje tektonike e rrethuar me dete.
Në rastin e zonave sizmike shumë të lartë duhet të kihen parasysh disa parime bazë, në zonat me rrezikshmëri shumë të lartë s’duhet të ketë përqendrim të objekteve të banimit, cdo tërmet që ndodh jo më ky që ishte katastrofik me shkallë shumë të lartë e clirim energjie, cdo tërmet shkakton dëmtime, mirë është të ketë sa më pak objekte banimi e të shfrytëzohen për qëllime të tjera këto zona.
Pamë godina shumë të larta të padëmtuara, që të bënte cudi, gjithë problemi në këto zona e para duhet të kemi njohuri shumë të thella për mënryën si reagon trualli e ka rëndësi themeli se atje vjen goditja te themeli, nëse ska studfime të thelluara gjeologjike dhe sizmologjike, por ja që ndodhin këto gjëra.
Të kombinosh tipin e strukturës, lartësinë mbi tokë me intensitetin e zonës, thellësinë e mbërthimit të objektit nën tokë dhe forma e objekti duhet të jetë shumë simetrike me shpërndarje sa më uniforme të kolonave, ashensorëve që gjatë lëkundjeve mos lindin momente dridhëse që janë katastrofike për ndërtimin.
Cdo tërmet që bie na tregon ku i kemi pasur defetktet në mënyrën si është ndërtuar apo projektuar”.
Në lidhje me shqetësimin e krijuar edhe se sa shanse ka Shqipëria të goditet nga një tërmet i tillë me një forcë shumë të madhe, Bozo tha se nuk mund të ndodhë, në bazë të historikut. Por theksoi se një nga kushtet është që të respektohen kodet dhe ligjet për ndërtimin, apo të mos ndërhyhet në themelet e godinave.
“Tërmete të tilla me këtë magnitudë ne në Shqipëri nuk do kemi, historikisht nuk ka pasur, ne nuk jemi në të njëjtën pllakë me Turqinë, jemi në zonë tjetër. Në Shqipëri këtu e 500 vjet tërmetet që janë regjistruar nga faktet historike, kemi pasur deri te magnituda 7, 7.1. Ne të tillë tërmete nuk bën vaki, të paktën deri tani, se ne nuk e dimë cfarë ndodh në brendësi të tokës, sado kanë avancuar instrumentet matës. Një fakt historik tregon që të tilla tërmete nuk do kemi. Ne jemi vend sizmik e duhet të respektojmë rregullat më elementare që jepen përmes kodeve dhe legjislacionit të ndërtimit. Nuk duhet të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në themelet e godinës se ke prishur një element strukturor mbajtës dhe e bën shumë të brishtë ndaj lëkundjeve sizmike. Vend per panik nuk ka se si termeti i Turqise ne Shqiperi nuk mund te bjere”, tha Bozo.