“Situata është në duart e Putinit. Ai mund t’i japë fund kësaj lufte.” Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz në një video-mesazh javor kushtuar përvjetorit të agresionit rus kundër Ukrainës, të publikuar në internet me titra ukrainase.

Nuk është dorëzimi i armëve perëndimore në Kiev që e zgjat luftën, vazhdoi ai, “është e kundërta: sa më shpejt presidenti i Rusisë të kuptojë se nuk do t’i arrijë qëllimet e tij imperialiste, aq më e madhe do të jetë shansi për një fund të shpejtë në luftë”.