KOSOVË- Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën që të dërgon në fshatin Dren të Leposaviq. Kjo vjen pasi policia e Kosovës ka nisur të ndërtojë një pike të re kufitare në këtë fshat. Muaj më parë, qeveria ka shpronësuar disa toka në veri të Kosovës, shkruan Insajderi. Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, afër Leposaviqit, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një pike në fshatin Zaselje.
Ky është mesazhi që po dërgohet edhe sot nga qytetarët e mbledhur, të cilët që nga mëngjesi i djeshëm ndodhen në vendin ku makineritë e rënda të mekanizuara kanë nisur zgjerimin e rrugës, e cila është përgatitje për ndërtimin e pikës së policisë kufitare. Efektivët ndodhen jo shumë larg qytetatarëve ndërkohë që makineritë kanë ndalur punën dhe të gjithë po presin vendimin e autoriteteve të Prishtinës.
Home Lajme Aktualitet Serbët bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve...