Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë që nuk duan konflikt me Rusinë, por vetëm synojnë të mbështesin Ukrainën.

“Ne nuk duam një konflikt me Rusinë, ne duam vetëm që Rusia të largohet nga Ukraina”. Kështu deklaroi nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland në një intervistë për agjencinë ruse Tass , duke iu përgjigjur një pyetjeje për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore.