Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, një nga institucionet i konsideruar tashme si pjese e identitet kombëtare, i themeluar vetëm 10 vjet mbas shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë.
Shume mund, dije dhe dashuri per vendin qëndrojnë ne themelet e këtij institucioni, një nga me te vjetërit ne vendin tone.

Ky institucion vepron ne mbështetje te Ligjit nr. 111/2015 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar” i cili ka për qëllim të përcaktojë parimet e organizimit, drejtimit, bazat dhe detyrat e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe sektorëve publik e privat, për nxitjen e shfrytëzimit të resurseve minerare në përfitim maksimal të publikut.
Lind pyetja e thjeshte por jashtëzakonisht e rëndësishme: cilët janë këto resurse minerare?
Përgjigjja është po aq e thjeshte dhe po aq e rëndësishme: Uji, Nafta dhe Mineralet. Ne historinë e doktrinave ekonomike thuhet se ligjet e ekonomisë janë si notat ne pentagram. Me këto pak nota mund te krijojmë muzike nga me e rëndomta deri tek me madhështorja, varet si i kombinojmë këto nota duke shprehur atë c`ka ndjejmë. E njëjta gjë ndodh edhe me ligjet e ekonomisë, me ato pak kombinime ligjore dhe ekonomike mund te ndërtojmë vlera dhe antivlera diametralisht te skajshme. Këto lloj kombinimesh japin produkte te cilat lehtësojnë apo vështirësojnë jetën e gjithë secilit.

Nëse ky është vetëm një ingranazh ne mekanizmin e ndërlikuar te shtetit ai duhet te jete ne sinkron te plote me te gjithë mekanizmat e tjerë.

Është fondamentale per një institucion te qëndrueshëm te bej një analize te thelle te prejardhjes se tij, fazave te zhvillimit ne kohe e hapësirë, ne sisteme te ndryshme, gjendjes se sotshme dhe vizionit per te ardhmen. Ky institucion nder këto 100 vite jetese e mbijetese ka pranuar dhe ka mbajtur ne gjirin e vete përveç specialisteve gjeologe dhe personelit te përkushtuar edhe disa gjenerata intelektualësh te mirëfilltë, shqiptare dhe te huaj. Një retrospektive e shpejt por e rëndësishme ne aspektin intelektual dhe etik, here pas here, behet mese e nevojshme, ne kohe dhe situata te caktuara.
Gjej rastin te theksoj se Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është ngritur dhe fuqizuar nder vite edhe me ndihmën e paçmuar edhe te gjeologeve te huaj kontributi i te cilëve duhet ta përmendim jo vetëm per respekt por per te kuptuar se siç thotë populli “nuk behet një stan me lepuj” por me burra te ditur, te mençur e te përkushtuar. Po kështu, gjeologet shqiptare nder vite, i dhanë emër këtij Institucioni dhe me dijet e përkushtimin e tyre ndikuan ndjeshëm jo vetëm ne ekonominë e vendit por edhe ne vete jetën e banoreve ne vendet ku ata punuan e ndërtuan vepra madhështore. Ata krijuan gjeneratat e tyre te intelektualeve shumë planesh.
Përshkrimi i veprimtarisë se tyre edhe pse shume narrative na bën te kuptojmë se vetëm këta njerëz te përgatitur jo vetëm profesionalisht por mbi te gjitha te kulturuar dhe shpesh te nënvlerësuar, kane vënë interesat e këtij kombi para gjithçkaje. Vetëm me “idealiste” te tille shoqëria njerëzore bën hapat e saj përpara.

Uji – Kjo pasuri e paçmuar me te cilin Zoti e ka bekuar Shqipërinë do trajtuar me shume vizion. Menaxhimi i ujerave këto 10 vitet e fundit ka pësuar një rritje cilësore tashme thellësisht te dukshme e te prekshme. Ujerat janë resurse te ripërtëritshme por edhe ato kane kufijtë e vete. Mbi shfrytëzimi i ujerave apo keq menaxhimi i tyre i kushton shume këtij vendi. Shqipëria dhe vete institucioni i Shërbimit Gjeologjik kane nevoje per sisteme te reja monitorimi te ujerave nëntokësore tashme plotësisht te amortizuara. Rritja profesionale e stafit duhet te kaloje ne një nivel tjetër referuar qasjeve te Direktivës Kuadër te Ujit si edhe detyrimeve qe ka vendi ne kuadrin e kapitullit 27 “Mjedisi” per raportim ne BE.
Ujerat si ato sipërfaqësore dhe ato nëntokësore janë te shpërndara jo uniformisht ne territorin shqiptar. Një inventarizim i thelle i resurseve ujore ne vendin tone duhet bere nga organet e specializuara si Shërbimi Gjeologjik Shqiptar duke krijuar një database kombëtare qe mund te raportohet ne sistemin WISE 2016.

Ne kushtet e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, qe sot janë me se te dukshme, një filozofi e re per drejtimet zhvillimore duhet aplikuar. Krahas ruajtjes se burimeve ujore qe zotëron vendi duhen punuar seriozisht per sigurimin e burimeve te reja alternative. Bujqësia, turizmi, industria, furnizimi me ujë te pijshëm i popullsisë duhet ti drejtohen tashme kërkimit dhe shfrytëzimit te burimeve konvencionale te ujit te freskët. Ne rastin me te mire duhet te behet rivlerësimi i ujerave sipërfaqësore dhe nëntokësore jo vetëm ne toke por edhe ne substratin detar. Sfidat dhe mundësit janë te pafundme. Burimet e reja duhen vene ne dispozicion te ekonomisë.
Një analize e mirëfillte e burimeve financiare te institucionit, kapaciteteve tekniko-profesionale te stafeve ekzistuese, kërkesave qe ka Qeveria Shqiptare si edhe vete vendi, duhet t`i paraprije një ndryshimi themelor strukturor. Gjetja e rrugëve te reja per sigurimin e burimeve te reja financiare dhe njerëzore mbeten jo thjesht si shprehje, por ne plan te pare mbeten faktorë zhvillimi per vendin.
Nafta – Floriri i zi, e cila nuk ka ngelur jashtë vëmendjes se Shërbimit Gjeologjik Shqiptar deri me sot. Ashtu si edhe uji, hidrokarburet janë zbuluar ne disa vende te caktuara ne territorin e vendit. Ka patur dhe ka ide per kërkime te reja nen dritën e ri interpretimeve per gjeologjinë strukturore te Shqipërisë. Përkrahja e ideve te reja mund te gjenerojë rezultate pozitive te paparashikueshme dhe mund ti jap një shtyse te re e te forte mendimit shkencor dhe ekonomisë se vendit.

Një Drejtori e vogël ndodhet ne qytetin e Fierit, me vetëm disa specialiste por shume e madhe per trashëgiminë qe ajo mbart. Një tjetër Drejtori ne Tirane, ajo e Gjeologjisë Detare, e themeluar zyrtarisht si e tille ne vitin 2014, bashkëpunon dhe kontribuon edhe ne kërkim-zbulimin e naftës me ane te projekteve te veta. Pyetja qe shtrohet është: a mjaftojnë këto struktura per qëllimin per te cilin janë strukturuar si te tilla? A duhet te kenë rezultate me konkrete? A janë ne gjendje me stafin dhe mundësitë financiare aktuale t`i shërbejnë vendit? Edhe ne ketë fushe duhet te jemi me vizionare. Rritja e bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i sinenergjive te institucioneve qe operojnë direkt apo indirekt ne fushën e naftës dhe gazit duhet te rritet ndjeshëm. Por si arrihet kjo? Përgjigja është jo e lehte por dëshira per te rritur efiçiencën si ne fushën e ujerave ashtu edhe te naftës ngelet prioritare.
Ndryshimet duhet te fillojnë qe nga mentalitetet e stafeve dhe institucioneve por nëse ne rastin e pare duhet edukim dhe ndërgjegjësim ne rastin e dyte duhen përmirësime ligjore. Detyre e çdo institucioni është te dëgjoje zërin e specialisteve, ta respektoje atë, ta bej te përshtatshëm per t`jua paraqitur vendim marrësve dhe te jete ne gjendje te zbatoje vendimet qe do te merren mbi këto baza.

Mineralet – Burim tradicional i gjenerimit të të ardhurave ne Shqipëri. Nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar trajtohen ligjërisht kërkesat per pajisjen me licencë per kërkim-zbulimin e mineraleve. Burimet minerale nuk janë te rinovueshme apo te ripërtëritshme si uji dhe si te tilla rezervat minerale tradicionale te kromit, bakrit, hekur-nikeli etj., kane një kufi te përfundimit te tyre. Sa me shume studime gjeologjike me besueshmëri te larte, aq me shume sheshe perspektive per kërkimin e mineraleve do te kemi, aq me shume ndërmarrje te reja, punësim te larte, përmirësim te kushteve social-ekonomike te popullsisë dhe te ardhura shtese per ekonominë shqiptare.

Tendenca sot ne Shqipëri, ashtu si ne shume vend te botes, ka trendin per kërkimin e minierave kritike/te rralla.
Ne vitin 2022 nga Shërbimi Gjeologjik Europian, ku edhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtare me te drejta te plota, është përcaktuar lista e re e mineraleve kritike duke përdorur metodat më të përditësuara shkencore për të vlerësuar mineralet kritike. Pjesa më e madhe në listën e re është rezultat i ndarjes së elementeve të tokave të rralla dhe elementeve të grupit të platinit. Lista e 2022 e mineraleve kritike shton nikelin dhe zinkun. Mineralet kritike duhet dhe mund te luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë tonë kombëtare, zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturën.

Minerale te tilla si litiumi, indiumi, germaniumi, platini, fosforitet, etj., janë nga më të kërkuarit ne ekonominë evropiane dhe botërore. Sot është i nevojshëm një menaxhim më efikas per kërkim-zbulimin e tyre. Kërkimi shkencor per to duhet te mbështetet ne një platforme te qarte dhe te ndërtuar sakte me një teknik profesionale dhe bashkëkohore. Ky lloj menaxhimi i mirë organizuar do te ofronte me shume sukses zgjidhje shume ekonomike per vendit tone.

Per te tre këto fusha, jashtëzakonisht te rëndësishme per vendin tone, zotërues i këtyre aseteve, per rritjen sadopak te nivelit ekonomik te këtij vendi, një pakete me përmbajtje përmirësimesh ligjore per menaxhimin e integruar te ujit, naftës dhe mineraleve ne aspektin qe i trajton Shërbimi Gjeologjik, behet shume e nevojshëm. Kjo merr vlera te veçanta ne situatën ekonomike qe kalojmë. Mekanizma me te mire financiare nevojiten per nxitjen dhe motivimin e stafeve te specialisteve. Baza laboratorike e mbi te gjitha rritja cilësore e stafeve është një sfide me vete. Prezantimi me i mire dhe plani e programi i masave per kalimin e institucionit ne listën e institucioneve te kërkimit shkencor do te ringjallte rritjen profesionale aq shume te kërkuar, do te nxiste angazhimin e specialisteve te rinj dhe do te krijonte premisa me te mira per ardhjen e te rinjve me te përgatitura ne institucion. Një pogram masash jo formal por real, i arritshëm dhe me këmbët ne toke duhet ti propozohet Qeverise per fuqizimin e këtij Institucioni.
Mundësitë per ta kthyer Institucionin ne krye te vendit, me efiçiencë të plote, ashtu siç ka lulëzuar me pare nuk mungojnë.
Vete institucioni duhet te rrisë brenda një periudhe te relativisht te shkurtër përpjekjet e tija per gjetjen e burimeve alternative financiare nëpërmjet aplikimit dhe pjesëmarrjes ne projekte te tjerë e kryesisht ato te financuara nga BE.

Institucioni duhet te shikohet si vendi ku çdokush mund te japë kontributin e tij dhe jo si vend ku vegjetohet apo bihet ne limonti per te arritur deri tek letargjia e stafit.
Një menaxher i mire është ai qe realizon ato qe i kërkohen me mjetet qe ka dhe jo me mjetet qe do te donte te kishte.

Përgatiti:

Ing. Gjeolog Dhori Dapi
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Përgjegjës i Sektorit te Monitorimit te lejeve te Kërkimit – Zbulimit