Carrier, Turreau, Westermann, Tallien, d’Herbois, Fréron. Janë emrat e disa prej “teroristëve të mëdhenj” të Revolucionit Francez që u njollosën me mizori ndaj popullatës civile. Në emër të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Të vrasësh për Revolucionin dhe për Republikën

Revolucioni Francez, e kemi thënë tashmë, ka qenë një eveniment plot me kontradikta masakruese aq sa historianët janë dakord kur e konsiderojnë si nënën e demokracive më të mira, po ashtu edhe të diktaturave më gjakatare të ‘900. Faqja e saj më e errët natyrisht që ka qenë ajo e Terrorit që në dijen e pbrashkët dhe në të ashtuquajturën imagjinatë kolektive përkon me figurën e Maximilien Robespierre dhe me të majtën silhouette të gijotinës. Megjithatë është e rëndësishme dhe bile e detyrueshme të kujtohet se gijotina bëri shumë viktima, por në një hark kohor gjithësesi të gjatë, nëpërmjet të ashtuajturave ekzekutime zyrtare që ndodhnin në sheshet e qyteteve dhe të fshatrave pasi proceset dhe vendimet e Tribunalit Revolucionar; një numër pafundësisht më i lartë i viktimave bënë në fakt dhe shpesh me sisteme shumë mizore disa ushtarakë të nivelit të lartë dhe përfaqësuesit e ndryshëm në misione të ngarkuara nga autoritetet revolucionare të shtypnin revoltat e shpërthyera kundër Republikës në vende të ndryshme të Francës: njerëz përgjegjës të ekzekutimeve masive aq sa u quajtën “teroristë të mëdhenj”, autorë krimesh që i paraprinë asaj që më pas do të ndodhte, në shkallë shumë më të gjerë dhe pafundësisht më të keqe, në Europë në shekullin e XX ni hijen e simboleve të mirënjohura për të gjithë, nga gjysmëhëna tek drapër e çekani dhe tek svastika.

Konteksti historik

Vepra e “terroristëve të mëdhenj” inkuadrohet në kuadër të revoltave të shpërthyera gjatë Revolucionit Francez kundër vetë Revolucionit ose më mirë kundër Republikës Franceze e përfaqësuar institucionalisht nga Konventa Kombëtare (organ parlamentar), nga Komiteti i Shpëtimit Publik dhe nga Komiteti i Sigurisë së Përgjithshme (organe qeverisëse) dhe Tribunali Revolucionar (organ gjyqësor) që duke filluar nga 1793 në thelb u monopolizuan nga jakobinët, fraksioni radikal i rreshtimit politik revolucionar.

I pari i këtyre rebelimeve qe ai i Vandeas, një rajon në veriperëndim të Francës popullsia fshatare e të cilit, shumë e lidhur me Kishën Katolike, me monarkinë dhe me fisnikërinë, ishte e trazuar thellë nga dënimi me vdekje i mbretit Luigjit të XVI, nga masat e miratuara nga revolucionarët kundër klerit, i cili i ishte nënshtruar autoritetit shtetëror në vend të atij papnor, dhe nga rekrutimi i detyruar ushtarak, që i imponuar nga Konventa Kombëtare për të krijuar ushtri të reja me të cilat të luftohej Europa monarkike, i hiqte krahë të vlefshëm fmailjeve bujqësore. Në marsin e 1793 popullsia e Vandesë u ngrit kundër autoriteteve dhe trupave të Republikës Franceze, që u flakën tej. Në muajin e ardhshëm të prillit të gjitha bandat e armatosura fshatare u organizuan në një ushtri në kuptimin e plotë të fjalës, që pavarësisht disa sukseseve midis qershorit dhe dhjetorit u mposhtën nga trupat e dërguara nga Konventa Kombëtare për ta mbytur revoltën. Paralelisht me ndërhyrjen kombëtare Konventa Kombëtare, që po përgatitej të fillonte periudhën e Terrorit, i dha jetë një represioni të pamëshirshëm. E dëshmuan qartazi dy ligje: ai i 1 gushtit 1793, që parashikonte të gjitha pyjet e Vandesë ku fshiheshin rebelët dhe konfiskimin e pasurive të tyre; ai i tetorit 1793, që përcaktonte shfarosjen e të gjithë bnaorëve të territoreve të rebeluar ndaj qeverisë së Parisit, kryesisht gra e fëmijë pasi të konsideruar “riprodhuesit e zakonshëm”, “brigantët e ardhshëm”. Në nëntor Konventa Kombëtare dekretoi ndryshimin e emrit të Vandesë me termin Vengé, me të cilën dëshirohej të tregohej ripushtimi i rajonit nga Revolucioni dhe nga republika. Kështu që nuk duhet harruar se edhe vandeanët u bënë të urryer kundrejt revolucionarëve, nga momenti që masakruan shumë ushtarë të ushtrisë republikanetë rënë robër të tyre.

Ndërsa egërsohej revolta nëpër fshatrat dhe nëpër qendrat e Vandesë edhe qytete të tjera të Francës u rebeluan ndaj autoriteteve revolucionarëve: midis tyre Bordoja, Lioni dhe Tuloni. Bordoja dhe Lioni u rebeluan pas daljes nga skena politike e ndodhur midis majit dhe qershorit 1793 e zhirondinëve, që përbënin fraksionin e moderuar e rreshtimit politik revolucinar dhe ruanin interesat e borgjezisë biznesore: të dy qytetet, seli të lulëzuara aktivitetesh ekonomike dhe tregëtare, sidomos Bordoja kishte qenë e privuar nga revolucioni prej tregëtive të saj me Atlantikun, u ndjenë të izoluara dhe të kërcënuara përpara radikalizimit të ngjarjeve dhe centralizimit të pushtetit aq sa reaguan dhunshëm duke i përzënë përfaqësuesit e Republikës dhe repartet e Gardës Kombëtare që i rrethonin. Reagimi i Konventës Kombëtare qe shumë i ashpër: trupa të ushtrisë republikane, bashkë me shumë qytetarë besnikë të Revolucionit, u dërguan për të rivendosur rendin në të dy qytetet. Bordoja u pushtua mjaft shpejt, ndërsa Lioni u rrethua dhe u bombardua për dy muaj, nga 9 gushti deri më 8 tetor, pas kësaj u dorëzua. Kapitullimin në të dyja qytetet e pasori një represion i pamëshirshëm ndaj rebelëve të mbijetuar, edhe ajo e futur në mënyrë të përkryer në klimën e Terrorit. Në mënyrë të veçantë Konventa Kombëtare miratoi një dekret në bazë të të cilit në Lion të gjitha banesat e shtresave të kamura do të shkatërroheshin, emri origjinal i qytetit dp të fshihej dhe zëvendësohej nga shprehja Ville-Affranchie (Qytet i Çliruar), ndërsa në gërmadhat e ndërtesave të shembura do të vendosej nga një lapidar me një pllakë të shkruar për dijeni të të gjithë armiqëve të Revolucionit dhe të Republikës: “Lioni bëri luftën kundër kirisë. Lioni nuk ekziston më”.

Edhe Tuloni u rebelua pas daljes së zhirondinëve nga skena politike, duke ju shtuar motivaione të natyrës pastërtisht sociale dhe ekonomike faktorë me karakter fetar, nga momenti që popullsia e tij ishte në pjesën më të madhe katolike dhe i ndjente thellësisht masat e adoptuara nga revolucionarët kundër klerit. Në ndryshim nga Bordoja dhe Lioni, në Tulon, qendër portuale dhe seli e një flote luftarake, revolta nuk u drejtua nga borgjezia kundërrevolucionare, por nga monarkistët e shumtë ende të pranishëm në rangjet e marinës ushtarake. Këta të fundit, pasi kishin mësuar se Konventa Kombëtare kishte dërguar trupat për shtypjen e revoltës, kërkuan ndihmë anijeve angleze dhe spanjolle të vendosura afër qyteteve dhe nga të cilat zbarkoi një ushtri e vogël. Me shpejtësi trupat republikane e rrethuan Tulonin, që kapitulloi pas një rrethimi të zgjatur tre muaj, nga 18 shtatori deri më 18 dhjetor 1793. Një rol të rëndësishëm në kapitullim u luajt nga artileria republikane e komanduar nga një oficer i ri korsikan me emrin Napoleon Bonapart. Reagimi i Konventës Kombëtare edhe kësaj radhe qe i pamëshirshëm dhe në linjë me politikën e Terrorit: rebelët e mbijetuar kaluan në armë, emri i qytetit u ndryshua në Port-de-la-Montagne (Porti i Malit, në homazhë të jakobinëve, të quajtur edhe montanjardë, pasi uleshin në katet më të larta të Konventës Kombëtare), kurse të gjitha monumentet dhe ndërtesat publike u shkatërruan.

“Protagonistët”

Kush qenë njerëzit që derdhën kaq shumë gjak? Ja profilet e tyre biografike dhe sidomos vepra e tyre makabre, e frikëshme.

Jean-Baptiste Carrier (Yolet 1756 – Paris 1794) qe më “fantaziozi” i “teroristëve të mëdhenj”. I nisur nga familja e tij në karrierën ekleziaste, frekuentoi një institut fetar, por duke demonstruar se nuk kishte asnjë vokacion ndaj jetës priftërore. Më pas studioi jurisprudencë dhe u bë prokuror, duke u interesuar njëherazi për politikë. Anëtar i klubit të jakobinëve, u bë i njohur për dhunën e oratorisë së tij. Në 1792 u zgjodh deputet në Konventën Kombëtare, ndërsa më 1793 votoi për dënimin me vdekje të mbretit Luigji i XVI dhe luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e Tribunalit Revolucionar dhe në rënien e zhirondinëve. Në gushtin e po atij viti Konventa Kombëtare e dërgoi si përfaqësues me mision në Nantes për të organizuar represionin e revoltës vandeane. Për këtë qëllim fillimisht Carrier ndërtoi një tribunal revolucionar lokal për të gjykuar të revoltuarit dhe menjëherë më pas krijoi Kompaninë e Maratit, një grup i vogël revolucionarësh në të cilin bënin pjesë jo vetëm sankulotët, por edhe delinkuentë të rëndomtë, për të proceduar me ekzekutimet. Në të njëjtën kohë vendosi taksa të rënda dhe siguroi konfiskimin e pronave që u përkisnin shtresave të kamura dhe me shkatërrimin e pjesshëm të qytetit. Në vjeshtë burgjet e Nantes u rimbushën me të burgosur vandeanë të kapur nga trupat republikane: tejmbushja e vendeve të mbajtjes bashkë me kushtet e këqija higjenike bënë të shpërthejë një epidemi e rëndë tifoje që vrau shumë të burgosur dhe vuri në rrezik të gjithë qytetin. Carrier filloi atëhere ekzekutimet me gijotinë dhe pushkatimet, por kjo nuk shërbeu për të zbrazur burgjet dhe për t’i dhënë fund epidemisë. Qe atëhere që ideoi një metodë të re për t’i eliminuar masivisht të burgosurit: noyades (mbytjet). Të dënuarit, me duar dhe këmbë të lidhura, ngjiteshin nga njerëzit e Kompanisë Marat mbi disa varka, të cilat pasi qenë pozicionuar në qendër të Luarës, ku ishte edhe thellësia më e madhe, mbyteshin. Ata që nuk mbyteshin briteshin me shpatë, ushtë dhe me sopatë. Në fillim të dënuarve u mbyteshin rrobat, pastaj krejtësisht lakuriq, duke u dhënë kështu fillim të ashtuquajturave “martesa republikane”. Komplesivisht, Carrier organizoi 7 noyades: atë të natës midis 16 dhe 17 nëntorit 1793 (90 viktima, të gjithë klerikë që nuk kishin aderuar në Revolucion dhe i kishin qëndruar besnik Kishës së Romës); atë të natës midis 9 dhe 10 dhjetorit (58 viktima, gjithmonë klerikë); atë të natës midis 14 dhe 15 dhjetorit (129 viktima); atë të natës së 23 dhjetorit (rreth 800 viktima); ato të zhvilluara, gjithmonë natën, midis 29 dhjetorit dhe 18 janarit 1794 (nga 600 në 900 viktima); atë të natës midis 29 dhe 30 janarit 1794 (400 viktima). Ekzekutimet e urdhëruara nga Carrier – kokëprerje, pushkatime dhe sifomos mbytje – goditën jo vetëm burrat, por edhe gra, pleq e fëmijë, për një numër të përgjithshëm prej 4800 viktimash. Carrier e përfundon raporti finaë që i dërgoi Konventës Kombëtare me një shprehje sa ironike, aq edhe mizore: «Çfarë lumi revolucionar është Luara!». Dhe në një rast tjetër gjeti mënyrën të thoshte: «Këta mjeranë nën monarkinë ankoheshin sepse vuanin nga uria, por nën republikën nuk do të mund të thonë kurrë se kanë vuajtur nga etja». Në 1794 Carrier u thirr në Paris nga Konventa Kombëtare. Pas rënies së Robespierre dhe fundit të Terrorit, i arrestua pas denoncimit të disa të burgosurve të Nantes që u patën mbijetuar masakrave. U procesua, u dënua me vdekje dhe u gijotinua nga fundi i vitit.

Louis Marie Turreau (Èvreux 1756 – Conches 1816) qe një gjeneral në ushtrinë republikane. Emri i tij u lidh me colonnes infernales (kolona infernale), reparte të ushtrisë republikane që vunë nën zjarr dhe hekur Vandenë për të eliminuar të revoltuarit ende nën armë dhe shkatërronin të gjitha vendet ku ata fshiheshin. Bir i një prokurori të bërë më pas kryebashkiak, Turreau aderoi me entuziazëm në Revolucion duke u bërë pjesë e Gardës Kombëtare, i të cilës më pas ju bë komandant. Në 1792 hyri në ushtri, ku bëri një karrierë shumë të shpejtë deri sa u promovua gjeneral. Duke konstatuar se trupat republikane nuk kishin arritur të asgjësonin të gjitha të revoltuarit vandeanë, shumë prej të cilëve qenë strehuar nëpër fshatrat dhe nëpër pyjet e rajonit, në fundin e 1793 Turreau krijoi reparte speciale me të cilat të kalonte në sitë çdo qendër të banuar dhe çdo pyll me objektivin e saktë e shkatërrimit dhe eliminimit të kujtdo që do të gjendej. Konventa Kombëtare miratoi planin e gjeneralit që në janarin e 1794 urdhëroi trupat e tij, të organizuar në kolona, që të procedonin: «Të gjithë brigantët që do të jenë me armë në dorë apo fajtorë që i kanë humbur do të kalojnë nën bajonetë. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë me gratë, vajzat dhe fëmijët […]. As njerëzit thjesht të dyshuar nuk do të kursehen. Të gjitha fshatrat, zonat, njollat dhe gjithçka që mund të digjet do të vihet në flakë».

Nga janari në majin e 1794 kolonat infernale do të kryejnë masakra në kuptimin e vërtetë të fjalës, duke shfarosur burra, pleq, gra dhe fëmijë. Midis viktimave – të paktën 50000 – pati edhe shumë revolucionarë apo njerëz që nuk patën marrë pjesë në revoltë, por kjo nuk përbënte aspak problem për komandantët e kolonave, siç duket qartë edhe nga fjalët e njërit prej tyre, gjeneralit Louis Grignon: «Shokë, po futemi në vendin e rebeluar. Po ju jap urdhër t’u vinin flakën që të digjni gjithçka që mund të digjet dhe të kaloni nën bajonetë çdo patriot në këtë vend. Është e njëjta gjë. Duhet të sakrifikojmë gjithçka». Pëprpara se të vrisnin të revoltuarit, kolonat infernale shpesh u zhytën në përdhunime dhe gjymtime; në shumë raste i mblidhnin robërit në ndërtesa të cilave më pas u vinin zjarrin dhe nganjëherë dogjën spitale të tëra me të sëmurët brenda tyre. arritën edhe të rripinin lëkurë njëerëzore nga kufomat për të bërë rroba dhe kremuar të vdekurit për t’ju marrë dhjamin. Në prill u krijua një kolonë infernale tjetër që patrullonte Loira për të kapur ata vandeanë që do të kërkonin të kalonin lumin. Pas rënies së Robespierre dhe fundit të Terrorit, Turreau u arrestua me urdhër të Konventës Kombëtare, që kishte ndryshuar linjë politike për ta zgjidhur çështjen vandeane, por nuk u ndëshkua kurrë për krimet e kryera.

François Joseph Westermann (Molsheim 1751 – Paris 1794) qe edhe ai një gjeneral i ushtrisë revolucionare. I mbiquajt “kasapi i Vandeas” prej mizorive të kryera gjatë revoltës vandeane. Oficer kavalerie, më pas hyri në polici. Aderoi totalisht në Revolucion duke marrë pjesë në 1792 në sulmin ndaj pallatit të Tuileries, ngjarje që shënoi fundin e monarkisë. I emëruar gjeneral, në qershorin e 1793 u dërgua nga Konventa Kombëtare në Vande për të luftuar të revoltuarit dhe, pas disa humbjeve, i asgjesoi në dhjetor në Le Mans dhe në Savenay, duke urdhëruar më pas pushkatimet masive jo vetëm njerëzit e kapur me armë në dorë, por edhe pleq, plaka dhe fëmijë. Njëkohësisht përfaqësues me mision në Carrier procedonte me noyades. Në raportin e dërguar Konventës Kombëtare, Westermann shkruan: «Qytetarë republikanë, nuk ka më asnjë Vande! Ka vdekur shpata jonë e lirë, me gratë dhe fëmijët e saj. Sapo e kemi varrosur në moçalet dhe në pyjet e Savenay. Sipas urdhërave që më keni dhënë, kam shtypur fëmijët në thundrat e kuajve dhe masakruar gratë, kështu që të paktën edhe atp nuk do të lindin më brigantë. Nuk kam asnjë rob lufte për t’u ankuar, i kam masakruar të gjithë […]. Rrugët janë plot me kufoma. Pushkatimet vazhdojnë papushim në Savenay, pasi që vijnë gjithmonë brigantë që pretendojnë të çlirojnë robërit e luftës». Duket se Westermann propozoi t’i vriste robërit e luftës me sisteme të tjera, si ai i helmimit në burgje me doza arseniku të derdhura në rrjetet e ujit apo të hedhura në ajër në mënyrë që të krijonin një lloj gazi helmues; sisteme të tilla megjithatë nuk u zbatuan për motive prakticiteti dhe sigurie. Viktimat e saj në kompleks qenë të paktën 5000, përveç disa mijëra vandeanëve të tjerë të rënë në luftime. I thirrur në Paris nga Konventa Kombëtare në 1794, Westermann u procesua bashkë me kordilierët indulgjentë e udhëhequr nga Georges Jacques Danton dhe u gijotinua në prill.

Jean-Lambert Tallien (Paris 1767 – po këtu më 1820) qe terroristi i madh që veproi në Bordeaux. Mbështetës qysh nga fillimi i Revolucionit, zhvilloi aktivitet gazetaresk duke themeluar edhe gazetën murale L’Ami des citoyens, journal fraternel. Më pas mori pjesë në sulmin ndaj pallatit të Tuileries dhe miratoi trishtueshmërisht masakrat e njohura të shtatorit 1792. I zgjedhur deputet në Konventën Kombëtare u ul në radhët e jakobinëve dhe qe thellësisht kundërshtar me zhirondinët. Në 1793 votoi dënimin me vdekje të mbretit Luigji i XVI, u bë anëtar i Komitetit ë Shpëtimit Publik dhe në shtator u dërgua nga Konventa Kombëtare si përfaqësues me mision në Bordeaux për të shtypur revoltën që kishte shpëtuar aty. Këtu Tallien ngriti një komision, që procedoi me arrestimin e disa mijëra njerëzve, prej të cilëve të paktën 300 u procesuan nga një tribunal revolucionar lokal dhe u dënuan pjesërisht me gijotinë dhe pjesërisht me pushkatim. Paralelisht me represionin vendosi taksa të rënda dhe vazhdoi me konfiskimin e pronave që u përkisnin shtresave të kamura dhe shkatërrimin e pjesshëm të qytetit. Qëndimi i dhunshëm i tyre ndryshoi papritmas në vijim me marrëdhënien që vendosi me Teresa Cabarrus, e cila u bë e njohur si Madame Tallien (protagoniste e jetës mondane të epokës), marrëdhënie që e shtyu të jetonte në luks dhe të shpëtonte nga vdekja e sigurtë edhe disa rebelë më parë të dënuar. I rikthyer në Paris, më 1794 u bë president i Konventës Kombëtare dhe qe ndër idhtarët kryesorë të rënies së Robespierre. Në vitet në vazhdim influenca politike e tij u braktis ndjeshëm dhe përfundoi për t’u braktisur nga shokët e tij të vjetër revolucionarë dhe nga Cabarrus.

Jean-Marie Collot d’Herbois dhe Joseph Fouché qenë dy masakruesit e Lionit. Jean-Marie Collot d’Herbois (Paris 1749 – Caienna 1796) pëprara Revolucionit ishte një aktor që recitoi me sukses të mirë në qytete të shumta të Francës dhe nga jashtë vendit. U duk në fakt se në Lion fishkëllehej rregullisht dhe zhurmshëm nga publiku, gjë që shpjegonte, të paktën pjesërisht, mërinë e tij ndaj këtij qyteti. Qe patjetër autor i disa veprave teatrale. Me shpërthimin e Revolucionit hyri në klubin e jakobinëve, duke maturuar ide politike fuqimisht radikale. Në 1792 mori pjesë ndaj pallatit të Tuileries dhe pak më vonë u zgjodh deputet në Konventën Kombëtare, ndërsa më 1793 votoi për dënimin me vdekje të mbretit Luigji i XVI, duke u demonstruar veç të tjerash armik i egër me zhirondinët. Në të njëjtin vit u bë anëtar i Komitetit të Shpëtimit Publik dhe bashkë me Joseph Fouché u dërgua në Konventën Kombëtare si përfaqësues me mision në Lion ku pasi kishte ngritur një tribunal revolucionar të ngutshme lokale, u bënë të dy përfaqësues të masakrave në kuptimin e vërtetë të fjalës përveç imponimit të taksave të rënda, të konfiskonin pronat e shtresave të kamura dhe të shkatërronin në pjesë të qytetit. U bë presidenti i Konventës Kombëtare në 1794 që edhe një prej idhtarëve të rënies së Robespierre, por pak kohë më pas u dënua me deportim në Guyana ku vdiq nga ethet.

Joseph Fouché (Nantes 1759 – Trieste 1820) qe një prej personazheve më të jashtëzakonshëm dhe më diabolikë jo vetëm të Revolucionit Francez, por edhe të epokës së mëtejshme napoleoniane dhe të restaurimit: revolucionar ekstremist, armik i monarkisë dhe i kishës katolike, autor i masakrave të Lionit, idhtar i rënies së Robespierre, shef policie përpara Direktoratit dhe më pas i Napoleonit dhe së fundi i mbretit Luigji i XVIII, agjent sekret, idhtar i lojës dyfishe. Duhet të kujtojmë se Fouché, u dërgua nga Konventa Kombëtare në Lion si përfaqësues në mision, qe bashkë me Collot d’Herbois organizatori i ekzekutimeve masive që ndodhën në qytet midis 4 dhjetorit 1793 dhe 4 shkurtit 1794 dhe që shkaktoi 2000 viktima, të ekzekutuara jo me gijotinë, e konsideruar si tepër e ngadaltë, por me topa të ngarkuar me predha përdorimi i së cilës u justifikua kështu nga vetë Fouché, qysh atëhere i mbiquajtur “mitralozxhiu i Lionit”: «Mbretërit ndëshkonin me ngadalë, pasi qenë të dobët dhe mizorë; drejtësia e popullit duhet të jetë e shpejtë ashtu si shprehja e vullnetit të tij». Publikish më pas Fouché tha: «Dënimet e këtij tribunali ulin mbretërit, por ngushëllojnë popullin». Ja një dëshmi e ekzekutimit të parë masiv të ndodhur në Lion më 4 dhjetor 1793: «Në mëngjez 60 të rinj u nxorrën nga burgjet dhe të lidhur dyshe. Por nuk i çuan në gijotinë, por në sheshin e Brotteaux, përtej Rodano. Dy varre paralele, të gërmuara me ngut, u lanë viktimave të kuptonin fatin që i priste dhe topat e drejtuara çdo 10 hapa zbuluan metodën e masakrës. Fatkeqët u lidhën bashkë në një grup ulëritës, qaraman, duke debatuar më kot me furi: u dëgjua në komandë dhe grykat e zjarrit qëlluan mbi atë masë të dëshpëruar mitralimin vdekjeprurës. […]. Por ndërsa gjaku gëlon furishën poshtë në varr, pas një komande të dytë një skuadër kavalrie lëshohet me shpata dhe me pistoleta mbi të mbijetuarit dhe nis e godet dhe gjuan mbi masën e krijesave ulëritëse, në pamundësinë për t’u larguar, dhe vazhdojnë deri kur nuk pushon edhe rënkimi i fundit».

Paul Barras dhe Louis-Marie Stanislas Fréron qenë dy shfarosësit e Tulonit. Paul Barras (Fox-Amphoux 1759 – Paris 1820) ish ushtarak, asistoi rastësisht në marrjen e Bastijëes, ngjarjes që i filloi Revolucionin. Mason, i bë më pas anëtar i klubit të jakobinëve dhe më 1792 u zgjodh deputet në Konventën Kombëtare. Në 1793 votoi për dënimin me vdekje të Luigjit të XVI dhe pak më pas u dërgua nga Konventa Kombëtare si përfaqësues në mision në jug të Francës për të rekrutuar trupa me të cilat të luftoheshin ushtritë e Europës monarkiste. Paralelisht ju desh të prballojë revoltën e shpërthyer në Tulon, ku pas kapitullimit të qytetit, bashkë me përfaqësuesin tjetër në mision Louis-Marie Stanislas Fréron krijoi një tribunal revolucionar lokal dhe organizoi një represion të pamëshirshëm, duke imponuar njëherazi taksa të rënda, duke konfiskuar pronat e shtresave të kamura dhe duke shkatërruar një pjesë të qytetit. Gjeti mënyrë të pasurohet personalist nëpërmjet keqpërdorimit. U kthye në Paris më 1794, ku hyri në konflikt me Komitetin e Shpëtimit Publik dhe më pas qe një prej idhtarëve të rënies së Robespierre. Në 1795 u zgjodh president i kushtetutës së re kombëtare, reprimoi me gjak tentativat rebeluese monarkiste dhe nga 1795 deri më 1799 qe president i Direktoratit, organit ekzekutiv që qeverisi Francën deri me ardhjen e Konsullatës Napoleoniane. I mërguar, pas rënies së Napoleonit u rikthye në Parism ku vdiq i harruar nga të gjithë.

Louis-Marie Stanislas Fréron (Paris 1754 – Santo Domingo 1802), mësues në Kolegjin Luigji i Madh i Parisit, shkrimtar, dashnor i Petrarca të cilit i përktheu në frëngjisht disa sonete, gjatë Revolucionit zhvilloi aktivitet gazetaresk duke themeluar gazetën L’Orateur du Peuple, i rreshtuar në pozicione shumë radikale. Në 1792 mori pjesë në sulmin ndaj pallatit të Tuileries dhe u zgjodh deputet në Konventën Kombëtare. Në 1793 votoi për dënimin me vdekje të mbretit Luigji i XVI dhe në të njëjtin vit u dërgua në Konventën kombëtare si përfaqësues në mision në Tulon, ku bashkë me përfaqësuesin tjetër në mision Paul Barras, organizoi një represion të pamëshirshëm që shkaktoi 800 viktima, të pushkatuara apo të vrarë me goditje bajonete nga trupat republikane. I kthyer në Paris më 1794, qe edhe një prej idhtarëve të rënies së Robespierre, duke marrë pozicione politike shumë konservatore. I bërë anëtar i Këshillit të 500, organit legjislativ të Direktoratit, më pas u dërgua nga Napoleoni si Konsull i Parë në Santo Domingo ku vdiq nga ethet. (nga Storica) Përgatiti: ARMIN TIRANA