Foton me Dorian Duçkën, që babai i tij e cilëson si kokën e mafias, si një foto krejtësisht normale. Ai thotë se ka qenë rastësisht në avion me Duçkën dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar një foto, meqë është një personazh i njohur dhe ai e ka pranuar.”Një sqarim i shkurtër për një “argument” qesharak dhe bajat. Të zënë me presh në dorë në një histori korruptive me përmasa ndërkombëtare që ka zënë prej ditësh titujt e mediave më të mëdha të botës, Rama dhe Duçkat e kësaj afere kanë zgjedhur të përgjigjen në mënyrën më qesharake duke postuar foto. Në të vërtetë Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen për foto, por sepse në bashkëpunim kanë korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijëra dollarë, drejtorin e kundërzbulimit të FBI për ta perdorur si instrument kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri!Në fakt këto foto shërbejnë për ta, si certifikate miqësie apo pastërtie, shumë më pak nga sa do shërbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen në zyrën ovale.
Sidoqofte për të sqaruar opinionin më duhet të theksoj se, në ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, unë nuk udhëtoj ne avion privat dhe për rrjedhoje në një avion linje, njëlloj si në një urban publik, udhëtaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot unë. Qëllimi i udhëtimit tim të bere para disa vjetësh, nuk ka pasur asgjë të përbashkët me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të tij për të bere një selfie, si shumë të tjera, që më kërkohen nga njerëz të njohur dhe të panjohur.Uroj dhe shpresoj që kur të pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat të kenë argumente me bindes për “pafajësine” e tyre. Suksese”, shkruan Shkëlzen Berisha.