Në BB VIP tërhoqi vëmendjen banori i ri Shpat Kërleshi, i cili duket se trazoi menjëherë ujrat me hyrjen e tij.
E ftuar në “Big Brother Fun Club” ishte gazetarja e njohur, Jonida Aliçkolli e cila dha opinionin e saj edhe mbi këtë temë. Përmes batutës, Jonida e krahasoi Shpatin me personazhet tipikë të telenovelave ku një aktori të pashëm, i jepet roli të qëndrojë shumicën e kohës nudo. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk është aspak një rrezik për çiftin.
“Kur e pash dje mu duk si këta aktorët e telenovela argjentinase, të cilit i ka thënë regjisori të rrish në pjesën më të madhe të të gjithë serialit zhveshur. Nuk më duket një rrezik për çiftin Kiara-Luiz.”
Neda Balluku rikujtoi një shprehje të famshme shkodrane: “Fryhu, fryhu se të shfry unë”. E në këtë moment Jonida tha atë që menduam të gjithë:
“Ka një shkodran që mund ta shfryjë aty brenda”, duke ju referuar Luizit.