Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi ku pas një sherri gjatë natës është plagosur me thikë një shqiptar. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është sulmuar me thikë, ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Larisës po kryen hetimet për ngjarjen.

Media e greke shkruan se pas plagosjes nuk është thirrur një ambulancë për ta transportuar në spital të plagosurin, por më pas është dërguar në Spitalin Universitar nga persona të afërm të tij.

Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton mbi identifikimin dhe arrestimin e autorit.