Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku për pasojë është shkatërruar një hotel. Shpërthimi ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 të qytetit, në pronësi të Spiro Çabirit. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin e qytetit bregdetar.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të shumta materiale edhe në shumë biznese dhe banesa përreth. Lënda eksplozive mendohet të ketë qenë disa kilogramë. Ndërkohë, ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët pasi është dëgjuar në të gjithë qytetin.