Në konferenë me kryeminsitrin Rama në Tiranë, Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder shprehu besimin se shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane.

“Kemi të bëjmë me një lidhje historike, mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Kjo lidhje ka mbetur në kujtesë të Bavarisë dhe partië sime. E shohim veten si ura lidhëse. Në Evropë ka boshte të tjera, shumë pak shihet drejt Evropës juglindore. Shqipëria do të bëhet shumë shpejt pjesë e BE. Nuk bëhet fjalë për ura artificiale. Shqipëria është një vend I qëndrueshëm që ka zhvilluar reforma, ndaj shpresojmë të bëhet shpejt pjesë e BE. Ndajmë vlerësim për qeverinë, por kemi edhe shpresë për cfarë do të bëhet.

Me marrëveshjet e sotme kemi ngritur komision të përbashkët qeveritar në dy vendet, do vendosim në aplikim marrëveshje për sektorë të ndryshëm. Do cojmë përpara aspekte të zhvillimit bujqësor. Pranojmë ofertën tuaj për të ngritur këtu një shtëpi bavarese një kulturë bavareze.” u shpreh ai.