Ministria e Shëndetësisë: 208 testime, ka 7 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë.
Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.