Në sulmin e sotëm në juglindje të qytetit Al-Sukna në provincën qendrore të Sirisë, Homs, u vranë të paktën 53 civilë që po mblidhnin tartuf, ndërsa për sulmin u akuzua Shteti Islamik.
“Trupat e 53 civilëve u transferuan në spital ku u konstatua se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga të shtënat në kokë”, tha drejtori i spitalit në Palmyra, Walid Odeh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA.
Një nga të mbijetuarit deklaroi se anëtarët e Shtetit Islamik u vunë flakën makinave të tyre.
Provinca e Homsit kontrollohet nga qeveria siriane dhe aleatët e saj dhe Shteti Islamik, i cili dikur sundonte këtë zonë, ka “celula të fjetura” në Homs që i përdor për sulme, raporton Reuters.