Në mbledhjen e liderëve evropianë në Mynih për Konferencën për Sigurinë me fokus Ukrainën, Kina shpalli një iniciativë për paqen në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar homologun kinez Wang Yi se do të përballen me pasoja të rënda nëse Pekini i ofron mbështetje materiale Rusisë në pushtimin e Ukrainës, kanë bërë të ditur diplomatët amerikanë.
Marrëdhëniet e Pekinit dhe Washingtonit janë tensionuar më shumë që kur një balonë spiune kineze fluturoi mbi hapësirën ajrore amerikane, kurse aeroplanët luftarakë amerikanë me urdhër të presidentit Joe Biden e rrëzuan.
Të njëjtën kohë, Perëndimi me kujdes po analizon përgjigjen e Pekinit për luftën në Ukrainë. Washingtoni ka informacione që Kina mund t’i ofrojë ndihmë ushtarak Rusisë.
Nga ana tjetër Blinken paralajmëroi homologun e tij kinez “për implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ose ndihmon në anashkalimin e sanksioneve”.
‘Ne do të paraqesim një plan paqeje. Dhe ky është qëndrimi kinez për tejkalimin e krizës në Ukrainë. Paqja duhet të ketë një shans,”- tha kryediplomati kinez, Wang Yi.
Në samit, NATO dhe vendet e G7 riafirmuan mbështetjen e tyre, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, për Kievin.