Nga Eduard Zaloshnja
Dje zhvillova një sondazh elektronik kombëtar rreth opionit të publikut mbi çështjen McGonigal, duke e shpërndarë pyetësorin në mënyrë krejt rastësore nëpër territorin e vendit. Pyetësorin e plotësun pothuaj 1 mijë votues të zgjedhjeve të prillit (mosvotuesit e atyre zgjedhjeve ishin të paktë për të nxjerrë rezultate statistikisht domethënëse).
Kampionin e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit e ripeshova statistikisht që të përfaqësonte sa më mirë mënyrën e votimit të tyre në ato zgjedhje, si dhe grup-moshat, gjininë dhe shpërndarjen gjeografike të elektoratit.
Nga sondazhi rezultoi se pothuaj 2/3 e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit mendojnë se çeshtja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, është fryrë më tepër se ç’duhet nga opozita (14.2%), nga mediat (18.1%), ose nga të dyja (26.3%). Vetëm 41.5% mendojnë se kjo çështje nuk është fryrë fare (shihni tabelën më poshtë)