Projektet e realizuara nga Bashkia e Tiranës në këto 8 vite e drejtuar nga Erion Veliaj mbështeten nga qytetarët e Tiranës. Në sondazhin e publikuar nga Euronews Albania , rezulton ae 57.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv lidhur me vlerësimin e punës së Bashkisë Tiranë lidhur me Parkun e Liqenit. 65.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për vlerësimin e punës së Bashkisë Tiranë lidhur me Pazarin e Ri.
59.3% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për vlerësimin e punës së Bashkisë Tiranë lidhur me Sheshin Skënderbej.