Në seancën e sotme plenare, do të mungojnë 12 deputetë demokratë që kanë shkaktuar kaos në seancat e shkuara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Për këtë arsye seanca do të drejtohet nga Ermonela Felaj.

Mazhoranca e bëri të qartë se do ta refuzojë kërkesën e demokratëve, pasi sipas socialistëve Nikolla e ka zbatuar me korrektësi rregulloren, pasi kuvendi ishte në situatë të jashtëzakonshme e kësisoj seanca nuk mund të vijonte normalisht dhe duhej kaluar menjëherë në votim. Ndërkohë, jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vijojë “revolucionin” bashkë me mbështetësit e tij. Në orën 10:00 kur do të nisë seanca plenare, ka njoftuar se do të mbajë protestë.

Rendi i ditës i seancës plenare

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;

2. Njoftime;

3. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .

4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.

5. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit'”‘.

6. Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.

7. Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.

8. Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”

9. Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.

Diskutime cer veshtje jashte rendit te dites (60’).

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

IV. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.