Seanca plenare është pezulluar për 10 minuta dhe shkak për këtë është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, të cilët u kanë rënë bilbilave.
Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se me këtë skenar, Berisha po kërkon që të destabilizojë Shqipërinë.
‘Kosova ishte në luftë, Sali Berisha i vinte zjarrin kryeministrisë së vendit. Kur sot Kosova ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë Sali Berisha bllokon Kuvendin. Përpjekjet për të bllokuar Kuvendin e Shqipërisë janë përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë.’- u shpreh Balla.