Një thesar i mundshëm në arkat e Lazio-s mund ta sjellë Pirati Muriqi. I shitur te Mallorca në verë, bardhekaltrit mbajtën 45% të një rishitjeje të ardhshme të mundshme.

Gjë që është e besueshme duke qenë se Vedati po shkëlqen në kampionatin spanjoll. Ai i shënoi dje kundër mikut të tij Pepe Reina në ndeshjen e fituar nga skuadra e tij 4-2 ndaj Villarreal-it.

Kosovari dha një asist dhe shënoi golin e katërt. Ai nuk kishte shënuar në shtatë ndeshje, u zhbllokua dhe u bë përsëri protagonist. Gjithsej 21 paraqitje me 9 gola dhe 2 asiste.

Sulmuesi kosovar pëlqehet nga shumë klube dhe Lazio është në pritje. Për ta liruar, Mallorca kërkon të paguhet klauzolën e lirimit prej 38 milionë eurosh. Me një shifër të tillë, në arkën e Lazio-s do të hynin 17 milionë euro. Ari i kulluar për merkaton e verës.