Elisa Spiropali ka “shpërthyer” ndaj Sali Berishës, pas akuzave të këtij të fundit se ish agjenti i FBI-së Charles McGonigal, ka bërë orgji me disa eksponentë të mazhorancës kur ka vizituar Shqipërinë dhe se ekzistojnë filmime për këtë.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Spiropali shpërtheu ndaj Berishës, duke e quajtur ndër të tjera, “të rrjedhur”, “të përçudnuar fizikisht” dhe tha se familjarët e tij “duhet ta mbajnë”.
“Nëse kërkoni të mbaj përgjegjësi për rrjedhjet e një burri në moshë, nuk mundem. Keqardhje për gjendjen ku është katandisur. Po të isha familjar i tij, do ta mbaja në shtëpi, do ti thosha mos na e nxi faqen në këtë moshë. Të dalësh ashtu, se edhe fizikisht është i përçudnuar kur flet për këto gjëra…
Pashë që edhe deputetë të opozitës ishin shumë të sikletosur dhe shqetësuar. Edhe ata janë familjarë.
Nuk kam koment tjetër për këtë gjë, përveçse keqardhje. Ai nuk mund të ketë asnjë vend në Parlament përballë grave socialiste apo grave të forcës së tij. Është shembulli më brutal se si shkelet me të dyja këmbët çdo kod edhe kodi i shqiptarit edhe kodi i burrit…”, deklaroi Spiropali.