Svetlana Timofeeva paraqitet sërish para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan këtë here me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.
Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar te shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtares.
Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë.
Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.