Pas motit me ngrica dhe temperatura të ulëta që shoqëruan dy javët e para të muajit shkurt është rikthyer zhvillimi i ndeshjeve në kompeticionin “Sunday League Albania”. Një prej ndeshjeve të zhvilluara, të vlefshme për javën e 11-të, ka qenë ajo e grupit B, Homeland Triumph – Barrikada e luajtur në “Skënder Halili”.

Megjithëse “në letër” konsiderohej si një ndeshje disi e lehtë për Homeland, fusha e lojës tregoi të kundërtën. Njeriu që vulosi takimin ishte lojtari me numrin 33, Klevis Maze i cili shënoi të vetmin gol për Barrikadën dhe të gjithë ndeshjen në minutën e 46.

Pavarësisht fitores Barrikada pozicionohet në vendin e 15 në renditje, kujtojmë që ka arritur në fazën cerekfinalet e Kupës ku shorti i ka vënë përballë ekipin e Elso.