Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka shkuar mbi 33,000 dhe shpresa për gjetjen e shumë të mbijetuarve po zbehet. Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende. Ekipet austriake dhe ato gjermane ndërprenë operacionet e kërkim shpëtimit, për shkak të përleshjeve midis grupeve të paidentifikuara. Siguria pritet të përkeqësohet pasi furnizimet ushqimore pakësohen, tha një shpëtimtar.
Numri i të vdekurve nga tërmeti i kalon 33,000 në të gjithë Turqinë dhe Sirinë ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo shifër shokuese pritet të rritet.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në 33,181, sipas shifrave të fundit. Në Turqi janë 29,605 viktima dhe mbi 80 mijë të plagosur, në Siri 3,576 viktima. Tërmeti 7.9 ballë, vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për njerëzit nën rrënoja.