OKB-ja zotohet të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave në një mënyrë të sigurt për mjedisin. Ekipet e prishjes kanë filluar pastrimin e tumave të rrënojave nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit në Turqi, ndërsa qeveria dhe grupet e ndihmës vazhdojnë të strehojnë të mbijetuarit ende të tronditur nga lëkundjet dhe disa pasgoditje të forta.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim thotë se planifikon të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave “në një mënyrë të sigurt për mjedisin”.
Deri në mëngjesin e së enjtes, numri i të vdekurve nga fatkeqësia që goditi Turqinë më shumë se dy javë më parë ka arritur në 43.556, sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Tërmeti preku keq gjithashtu Sirinë fqinje, duke lënë më shumë se 5800 të vdekur. Në total, viktimat nga të dy vendet kanë kaluar 49,300.