Tifozët e ekipit të Tiranës kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes 0:2. Tifozët janë tensionuar pas humbjes së bardhebluve në stadiumin “Air Albania”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Djemtë e detit” morën avantazhin në minutën e 10’ me anë të Emiliano Vilës, ndërsa në minutën e 41-të Kallaku shpërdoroi nga pika e bardhë, duke humbur mundësinë e dyfishimit.
Ishte Visar Bekaj ai që priti goditjen e lehtë të fantazistit, duke mbajtur në lojë Tiranën, që mori një tjetër bonus në minutën e ’73-të, kur Gruda mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Teutën me 10 futbollistë. Edhe goli i dytë për Teutën u shënua nga Vila në minutën e ’79.