Njëmbëdhjetë orë operacion, 100 persona të përfshirë, dyzet ditë rikuperim dhe më në fund, disa ditë më parë, një djalë pesëvjeçar mundi të shkonte në park me prindërit e tij, të vraponte dhe të luante me fëmijët e tjerë, sipas mediave italiane.
Ai ia doli sepse tani në trupin e tij ka një pjesë të mushkrisë që i dha babai i tij. Në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, ku u krye operacioni i parë i këtij lloji në Itali, e pagëzuan me emrin Mario , sipas protagonistit të videolojës së tij të preferuar. Ai është djali i një çifti shqiptar, Anduel, 34 vjeç, dhe Ornela, 35 vjeç.
Djali i vogël vuante nga talasemia dhe babai i tij kishte dhuruar tashmë palcën e tij. Por kjo kishte shkaktuar një reagim imunitar, me qelizat e donatorëve që sulmonin organet e marrësit duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në mushkëritë e 5 vjeçarit. Mario ushqehej me një tub.
Një transplant normal i mushkërive do të kishte shkaktuar probleme dhe nevojën për një operacion të ri në pesë deri në dhjetë vite. Por fakti që mushkria në trupin e 5 vjeçarit është zëvendësuar nga ai i babait ka krijuar kushtet ideale.
“Kur më propozuan, nuk u mendova dy herë: ishte për të shpëtuar jetën e djalit tim,” tha Anduel.
Në këto dy vite, gjithçka më kishte kaluar në mendje”.
Më 17 janar u krye operacioni. Pas operacionit, fëmija qëndroi për dy javë në terapi intensive. Tetë ditë pas transplantimit, ai arriti të merrte frymë lirshëm. Nëna mund të qëndronte me të ditë e natë. Më pas e vizitoi i ati, i cili doli pas një javë nga kujdesi intensiv. Tani burri ka një reduktim 20% në vëllimin e mushkërive, por do të jetë ende në gjendje të bëjë një jetë normale dhe madje të luajë sport, raporton abcnews.al.
“Falë Zotit dhe mjekëve gjithçka shkoi mire”, tha Anduel. Tani ai mund të shkojë në kopsht dhe të luajë më fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”.
“Kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme,” tha drejtori Lorenzo D’Antiga. Dhe është një baba që i shpëtoi dy herë jetën djalit të tij”.
“Gjëja më emocionuese është t’i shohësh të gjithë së bashku,” shtoi Colledan.
Ata dolën nga spitali nga 21 shkurt. Do të duhen ende disa kontrolle pas transplantit, më pas Mario do të jetë në gjendje të shkojë në shtëpi dhe të fillojë jetën normale të një fëmije që vrapon dhe luan në një park pas një kohe të gjatë.