Ashtu siç pritej, Dea Mishel tregoi se njerëzit që nuk i kushtojnë rëndësi, duhet të jenë ata që duhet të largohen nga shtëpia. E meqë pati mundësinë e artë për të nominuar ajo selektoi 3 konkurrentët që e kanë cilësuar si lojtare të dobët.
Ajo zgjodhi 3 emrat më të përfolur në këtë edicion të BBV, Kiarën, Luizin dhe Efin.
Kujtojmë se Dea arriti të marrë një shans të tillë nga loja me quize në BBV, ku gabimet nga ana e banorëve janë shpërndarë frikshëm në rrjet.
Dea fitoi edhe pse mendonte se Skënderbeu kishte lindur në vitet 1956 dhe se Kosova kufizohej me Greqinë.