Deputeti i PD, Tritan Shehu duke folur para protestuesve jashtë Parlamentit këtë të enjte, ngriti pyetjen si mund të ndodhë në një republikë parlamentare që kryeministri të mos japë shpjegime dhe llogari.
“Kush kërkon t’i bëjë varrin tjetrit, bie vetë brenda. Krijuan një Parlament tjetër, parlamentin e popullit, këtu me ju, Parlamentin e lirë të vlerave.
Duhet luftuar për të hapur atë Parlament, për ta kthyer Parlamentin e njerëzve, të popullit, të mendimit të lirë. Ku kryeminiztri duhet të vijë si në tempullin kryesor të demokracisë për të diskutuar, dhënë llogari.
Si mundet që kryeministri i një republike parlamentare, të thotë unë nuk vij në Parlament? Në çfarë vendi demokratik ndodh kjo?
Ata kryeministër do e kishin marrë me vezë e do e kishin hedhur në det”, tha Shehu, që është i njohur për revolucionet, duke nisur nga ngjarja e famshme e Lushnjes.
Vetëm se në atë rast ishte viktimë.