Për Edvin Kulluri, lajmi sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha është pjesëmarrja. Ai tha në studion e ABC News se numri i protestuesve është shumë i ulët, madje këtë e krahasoi me tubimet e Lulzim Bashës në 2017.

“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë, por stadiumi nuk mbushet, që so të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta me dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me çfarë shohim është më nga të dobëtat”, Kulluri.

Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi tha se bazuar në pamjet, të cilat I solli dhe ABC News, numri i pjesëmarrësve nuk mund të kalojnë dhjetë mijë persona.

“Vështirë të kapen dhjetë mijë vetë. Kjo do të ishte më optimistja e mundshme. Ka shumë pak pjesëmarrje. Në ditën e ballokumeve ka më shumë pjesëmarrje, ka më tepër familje, sepse edhe dalin nga liqeni.”, tha Minxhozi.