Pas një shkëputje relativisht të gjatë nga rrjetet sociale, Kejvina është rikthyer me postimet e saj në Instagram, pas daljes së bujshme nga Big Brother VIP.

Së fundmi ajo ka treguar se është “arratisur” më pushime dhe ndodhet në Bali duke shijuar plazhin dhe natyrën e gjelbërt të Indonezisë.

Kejvina ka zbuluar se në këto pushime po shoqërohet nga vëllai i saj i vogël.

Kejvina, sa herë që flet për vëllain e cilëson si mbështetjen e saj më të madhe.