Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka thurur lavde vetes teksa është pyetur për thirrjen e tij në SPAK dhe kallëzimet e bëra ndaj tij.
Meta deklaroi në një intervistë me Erla Mëhillin se është një politikan me kurajo, i cili nuk i shmanget drejtësisë.
“Jam politikan me kurajo. Nuk kam asnjë shqetësim dhe unë kurrë nuk i shmangem drejtësisë.
Më kanë hequr mandatin në moshë shumë të re dhe unë si politikan karriere i kam përballuar”, u shpreh ai.