Manchester United ka mundur 2-1 Crystal Palace në javën e 22-të të Premier League dhe ka parakaluar përkohësisht Newcastle, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

PENALLTIA E FERNANDES – VIDEO

Djajtë e Kuq kanë hapur ndeshjen me një penallti të Fernandes në minutën e 7-të dhe kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 62-të me një gol të Rashford.

SHERRI MES LOJTAREVE TE UNITED DHE PALACE – VIDEO

Pas një përplasje mes Schlupp dhe Antony, lojtarët e dy skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv. Pasi ka parë atë që ka ndodhur në VAR, arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq Casemiro-n për sjellje josportive.

KARTONI I KUQ I CASEMIRO – VIDEO

Ky ka qenë kartoni i kuq i marrë nga Casemiro gjatë kohës që braziliani ka luajtur me një klub në pesë kampionatet kryesore të Europës (366 ndeshje me Real Madrid dhe 30 me Manchester United në të gjitha kompeticionet).

Miqtë kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik dhe kanë ngushtuar diferencat në 2-1. Autori i golit për Palace ka qenë pikërisht Schlupp.

Vazhdojnë vështirësitë për Liverpool-in e Jurgen Klopp, me Të Kuqtë që janë mundur 3-0 në transfertë kundër skuadrës së Wolves.

PERMBLEDHJA E WOLVES – LIVERPOOL – VIDEO

Ka lënë shumë për të dëshiruar mbrojtja e miqve, me golin e parë të vendasve që ka ardhur falë një autogoli të Matip në minutën e 5-të dhe me golin e dytë të realizuar nga Dawson në minutën e 12-të, që ka ardhur pas një pakujdesie në zonën e rreptësisë së Të Kuqve.

Liverpool është skuadra që ka pësuar më shumë gola në pesë minutat e para të një ndeshje të Premier League në këtë sezon më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Wolves kanë shënuar për herë të parë në pesë minutat e para e një ndeshje të kampionatit në këtë sezon.

Nuk ka ndryshuar historia për ekipin e Jurgen Klopp as në pjesën e dytë. Në fakt, kanë qenë përsëri vendasit ata që kanë shënuar dhe kanë fiksuar shifrat në 3-0 me Neves në minutën e 71-të.

Liverpool ka humbur më shumë ndeshje në këtë sezon të Premier League (7) sesa kanë bërë në sezonet 2018/19, 2019/20 and 2021/22 të marrë bashkë.