Ne merkaton e dimrit kishte oferta plot nga shume skuadra por ne fund preferoi te vazhdonte te rritej dhe te ndihej edhe me lider aty ku sot luan dhe ku sot shenon pambarimisht duke u bere forca e vertete e ekipit te tij Granada…

Myrto Uzuni “vesh” edhe njëherë tjetër kostumin e Superheroit për skuadrën e Granadës teksa realizoi një dygolësh në ndeshjen shtëpiake ndaj Tenerifes të fituar me rezultatin 2-0. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist absolut në suksesin e katërt radhazi për Granadën duke qenë se në minutën e pestë të pjesës së parë lëvizi bukur në zonë duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të shkaktonte 11-metërsh.

GOLI I PARE – VIDEO

Pas edhe një konfirmimi të VAR-it, nga pika e bardhë, u paraqit vetë beratasi i cili me gjakftohtësi shkundi rrjetën dhe kaloi të tijtë në avantazh. Një gol që mbeti në fuqi deri në minutën e 82-të teksa ishte pikërisht Uzuni që dyfishoi, përsëri nga pika e bardhë.

GOLI I DYTE – VIDEO

Rezultati 2-0 nuk ndryshoi deri në fund teksa lojtari shqiptar konfirmoi formën e shkëlqyer duke realizuar golin e pestë radhazi në tre ndeshjet e fundit. Ndërkohë, Uzuni zgjeron edhe më shumë diferencën me ndjekësit në tabelën e golashënuesve teksa kryeson i vetëm në LaLiga2 me 17 gola të realizuar.

Sakaq, pas këtij suksesi, Granada renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 47 pikë, dy më pak se kryesuesit e Las Palmas teksa nën udhëheqjen e Uzunit skuadra duket në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitën spanjolle, LaLiga.

Megjithate, Uzuni mbetet serish ai lojtar modest! Ai lojtar qe sdo kopertinen dhe ne foton e ekipit brenda dhomave te zhveshjes shfaqet ne fund fare dhe ku mezi dallohet. Sepse i mjafton fusha dhe topi…