Chelsea vazhdon të zhgënjejë në Premier League pavarësisht shpenzimeve të çmendura në merkato e verës së kaluar dhe asaj të sapo mbyllur në janar.

Skuadra e Potter nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e West Ham në javën e 23-të të kampionatit dhe mbetet në vendin e nëntë me 31 pikë.

Chelsea e ka nisur ndeshjen me shtatë titullar në moshën 24 vjeç (Madueke, Badiashile, Fernández, Mudryk, James, Félix, Havertz) – më shumë se asnjëherë tjetër në formacionin titullar të Bluve në një ndeshje të Premier League.

GOLI I JOAO FELIX – VIDEO

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 9-të me një gol të Joao Felix, por që është anuluar për pozicion jashtë loje. Megjithatë, portugezi ka pasur mundësinë të festojë në minutën e 16-të.

Ylli i huazuar nga Atletico Madrid ka marrë një pasim të mrekullueshëm nga blerja rekord e Bluve, Enzo Fernandez, dhe ka mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar.

GOLI I ANULUAR I HAVERTZ – VIDEO

Në minutën e 24-të ka ardhur edhe goli i dytë për ekipin mik, por edhe këtë herë festa e lojtarëve të Potter është prishur nga arbitri, që e ka anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 28-të ka ardhur kundërpërgjigja e vendasve, të cilët kanë arritur të gjejnë golin e barazimit me Emerson, ish-lojtar i Chelsea-t. Ky i fundit ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes dhe ka realizuar pa shumë probleme.

GOLI I EMRERSON – VIDEO

Në minutën e 82-të ka ardhur edhe goli i përmbysjes për vendasit, i realizuar nga Soucek, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje dhe ka shpëtuar Chelsea-n nga humbja.